Mbetet ende mister arsyeja se përse Rama dhe Baba Mondi u kujtuan tani për një hap të tillë...
Avokati Spartak Ngjela, e ka cilësuar thuajse të pamundur krijimin e një ‘Vatikani’ brenda Tiranës.
E kemi fjalën për planet e kryeministrit Rama për të krijuar një mini shtet për besimtarët bektashinj. Sipas Ngjelës, nga ana juridike një hap i tillë krijon shumë vështirësi. Ai shtoi se nuk e dimë edhe se kujt i shërben kjo ide dhe çfarë synohet.
“Nuk është i lehtë. E para Rama nuk është profesionist në ligj dhe kushtetutë dhe duhet të thërrasë ekspertë të karakterit botëror sa i përket të drejtave kushtetuese dhe pastaj do shohim se cila do jetë struktura juridike që ky shtet do ketë pavarësisht sa i vogël do të jetë.
E keni parë Vatikanin si e ka krijuar shtetin, nuk është feja që drejton shtetin, prandaj nuk mund ti bie ndesh një nisme të tillë sepse feja e bektashinjve ka sjellë unitet fetar në Shqipëri, mungesë konflikti, se po ta shohësh historinë bektashizmi hyri si risi e cila e zbuti konfliktin mes kristianëve dhe myslimanëve. Ata ndihmuan më shumë në tolerancën fetare”, tha avokati.
Por ai pati dhe një goditje për kryeministrin: “Teoritë e shtetit janë shumë të vështira për një njeri që nuk është profesionist, por këtu flitet për një mikro-shtet, e para është risi e dyta është i dyti në botë pas Vatikanit dhe e treta do shfrytëzohet Vatikani në konceptin juridik dhe nëse është e re çfarë do të sjellë?”.
Sipas Ngjelës, duhet të na thuhet se cila është arsyeja për një hap të tillë. Ai duket i bindur se nuk ka për tu realizuar si plan, teksa shtoi se Rama mund të ketë rënë në kurthin e ndonjë personi.
“Është shpejt të flasim nga ana juridike. Çështja është që s’kemi precedentë tjetër dhe ky do jetë i pari përveç Vatikanit. Unë them se nuk do ta realizojnë dot. Nuk e di se cila është tendenca. Nëse do e shohim konfliktin paqësor mes feve në një shtet si Shqipëria secila fe kërkon të rrisë numrin e vetë. Çështja është se e gjithë tendenca e feve është të rrisin masën e besimtarëve. Nëse kjo do sjellë një konflikt të brendshëm atëherë Rama ose ka rënë viktimë e një kërkese të kundërshtarëve ose është në amplifikim të një ideje pozitive se krijimi i një Vatikani për njërën nga fetë tona”, tha ai në “MCN.
Lajmi u zbulua dje nga mediat amerikane. Sipas tyre, plani është që bektashinjtë të kenë flamurin, stemën, vulën dhe pasaportat e veta. Pra me pak fjalë të jenë një shtet brenda shtetit.
Lini një Përgjigje