TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2025, 08:52

Rama e kthen integrimin në monopol: Vetëm unë dhe PS mund ta ‘kyçim‘ Shqipërinë në BE!

Shkruar nga Pamfleti
Rama e kthen integrimin në monopol: Vetëm unë dhe PS mund ta
Kryeministri Edi Rama 

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në rubrikën 'Sy më Sy' thotë se vetëm ai dhe PS mund ta “kyçin” Shqipërinë në BE, duke monopolizuar kështu procesin e integrimit si të ishte një biznes dhe jo një parti politike që ka 12 vite që qëndron në pushtet.

Sipas Ramës, ky proces mund të kryhet vetëm nga ai si kryeministër i vendit.

“Përveç faktit se kur hyjmë në BE, të të them që dil nga ajo territor ku je ngujuar dhe shiko realitetin pak më ndryshe. Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap tëe fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje dhe vonesë dhe mbylljen e kësaj dere.”, tha Rama.

kryeministri edi rama  rama-be rama-ps

Lini një Përgjigje