
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin e “Pamfletit” në YouTube ishte ish-deputeti Halit Valteri. Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë arrestime të tjera nga SPAK, nga të dyja radhët politike.
-Po paralajmërohet që deri më 11 Maj do të ketë arrestime të bujshme nga radhët e politikës, dhe shumë nga ata që janë pjesë e listave të kandidatëve.
Kam informacione që ata që kanë vjedhur do të shkojnë në burg. Edhe pse do të jenë në listat e hapura, disa prej tyre janë në lista të mbyllura, nuk po bëjnë fushatë sepse e dinë çfarë kanë bërë. Të bëhen kur të duan, para ose pas 11 Majit. Deri në shtator do kesh 10 veta që nuk do ta shohin atë sallë, edhe pse janë të sigurt nëpër lista, si majtas ashtu edhe djathtas. Mua nuk më intereson fare, kush nuk ka vjedhur të rrijë i qetë.
A do arrestohen ish-ministra, ish-kryeministra, deputetë majtas apo djathtas nuk më intereson fare, madje më mirë t’i arrestojnë më 10 Maj, 1 ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk ndikon fare te shqiptarët.
-Mund të jenë nga partia jote?
Nuk më intereson fare, edhe nëse janë nga partia ime. Edhe nëse është kryeministri, nëse vihet në akuzë nga SPAK, vërtetohet që ka kryer korrupsion nuk ka asnjë problem për mua, Rama nuk është babai im.
Lini një Përgjigje