
Burbuqe Islami, kandidatja surprizë e 11 Majit vjen sonte në "Të Pashoq". Ajo ka treguar pse vendosi të hyjë në politikë dhe të garojë nën siglën e PSD-së. Islami ka folur gjithashtu edhe për programin elektoral, fushatë dhe vështirësitë e kësaj rruge.
Ç’të bëri që t’i hyje politikës me kokë?
Faleminderit për pyetjen. Dua që fillimisht të lexoj një mesazh të një qytetari, të besimit islam. Ai është pushur nga puna, ka qenë në Ministrinë e Financave. Ai u pushua sepse u gjet duke u falur në zyrë. Sot ai është në Belgjikë, jep kontributin e tij në fushën financiare dhe më ka sjellë një mesazh shumë frymëzues. Ma ka sjellë sot dhe kjo është ndër arsyet që jam pjesë e kandidimit.
“Votimi nuk është akt që duhet për përmes prizmit të fesë, por si një mënyrë për të mbështetur njerëz të ndershëm të fate dhe integritet, të cilët mund të ndihmojnë për mirë në shoqëri....Ti Burbuqe nuk e sheh si mundësi abuzimi për vota, besimin tonë dhe jemi krenarë që je myslimane si ne. Zoti të ruajtët, ke marrë përgjegjësi të madhe”, thuhet në mesazh. Unë kam punuar në Agjencinë e Administrimi të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ky përfaqësonte Ministrinë e Financave. Unë kam dhënë kontribut të merreshin masa, të ndryshoheshin paketat ligjore të luftohet korrupsioni. Seriozitetin tim që të parandalohet korrupsioni, mos ketë mënyra të ndodhë; kur vjen korrupsioni ka ardhur pasoja.
-Korrupsioni ka qenë shtysa?
Patjetër ka qenë shtesë kryesore. Nuk mund të isha spektatore padrejtësive. Nuk mund të rrija inaktive duke parë ato që ndodhin. Duke parë si trajtoheshin njerëzit kishin nevojë të menin shërbim. Ishte kjo arsyeja që vendos që pse jo, pavarësisht se në mënyrë ligjore e kam bërë detyrën si punonjëse publike, por duke qenë në Parlament do marr masa.
Lini një Përgjigje