
Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 majit programet elektorale të partive të mëdha politike PS dhe PS.
Gjylameti theksoi se që nga viti 2013 reforma, skema e pensioneve dhe rrogave ka ardhur në progres rritës, sipas saj ashtu sikurse ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama.
Ndërsa lidhur me programin e Partisë Demokratike, premtimet e Berishës janë si “Liza në botën e çudirave” dhe listë dëshirash. Gjylameti shprehet se nuk mund të katërfishohet në 100 ditë ajo që është bërë deri tani, pasi nuk realizohet duke mos paguar borxhe, energjinë dhe ujin.
“Pensionet dhe pagat kanë qenë prioriteti i PS-së që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet dhe në vijim, aktualisht edhe në programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Po finalizojmë punën e një grupi bashkë me Bankën Botërore, për rishikimin e skemës së pensioneve. Por është një reformë që ka edhe pasoja për shkak të informalitetit që ka qenë ndër vite, por ndryshimi vihet re, por pasojat janë rezultat të atyre viteve për të cilat folëm, para dhe pas 2015. Kemi sot pensionin social, kur dikur nuk ishte fare, por përsëri janë të pamjaftueshme për t’i quajtur dinjitoze.
Por ky është proces, ku u nis me formalizimin e tregut të punës dhe siguracionet e deklaruara apo kontributet, që sjell edhe rritjen e pensioneve në të ardhmen. Pastaj flasim për dy bonuset, që përsëri janë të pamjaftueshme, ndaj edhe skema po rishikohet. Pensioni minimal është mbi 150 mijë lekë dhe parashikohet që në katër vite të shkojë të paktën 200 mijë lekë dhe deri në 2030 të paktën 400 euro. Programi i PD-së është si ‘Liza në botën e çudirave’ dhe listë dëshirash, sepse s’mund të katërfishohet në 100 ditë ajo që është bërë deri tani. Si do realizohet, duke mos paguar borxhet, energjinë, ujin, si. Si do realizohet, duke mos paguar borxhet, energjinë, ujin, siç ishte edhe më parë”, tha Gjylameti për "Report Tv".
Lini një Përgjigje