
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për vrasjen e policit në veri të Kosovës Afrim Bunjaku, teksa tha se është derdhur gjak i pafajshëm.
Ai tha gjithashtu se mediat më tregojnë me gisht sa herë ka krizë në Kosovë dhe më quajnë vëllai i Vuçiçit, por që tashmë është mësuar.
“Këtu jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, është gjaku i një efektivi të policisë së shtetit të Kosovës. Nuk vrau veten se pa ca civilë serbë të armatosur me çifte, u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin e Serbisë. Ky është një karshëllëk, ilegal nga ana e grupit ilegeal aq dhe jo institucional nga shteti serb. Nuk ka nevojë për hetim, kërkon dënim me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë. Jo vetëm se familjet e policit të vrarë, Kosova e populli meriton ta dëgjojë me zë të lartë drejtësinë morale të BE-së. E meriton i gjithë rajoni ta dëgjojë këtë përgjigje të Bashkimit Evropian. Kam paralajmëruar prej kohësh, mundësinë e shtjellimit të këtij skenari tragjik e fatkeq. Jo se jam me i mençur as nuk kam dhunti për të lexuar të ardhmen, por nuk jam aq i zënë me hallet e gjithë botës, siç janë të mëdhenjtë e kësaj bote, s’jam as i mbyllur qoftë udhëheqësit e sotëm të Kosovës qoftë të Serbisë. E di që në këtë sekondë, sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale, plumbat e trimave, jam mësuar me trimat e klubeve mediatike të Tiranës, më tregojnë me gisht sa herë ka krizë, më drejtojnë me gisht edhe në Kosovë me quajnë vëllanë e Vuçiçit, por jam mësuar. Por i mirëkuptoj, pa asnjë problem.”, tha Rama.
Lini një Përgjigje