TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2023, 11:58

Përplasja për Kosovën, Rama i hakërrehet BE-së: Dënoni Serbinë, vrasësit ishin ushtarakë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Përplasja për Kosovën, Rama i hakërrehet BE-së:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediat dhe i ka kërkuar Bashkimit Europian të dënojë Serbinë për shpalljen e zisë  për vrasësit e policit në Kosovë.

Rama thotë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës u krye nga ushtarakë serbë dhe Beogardi zyrtar nuk distancua nga grupi kriminal.

‘Kam dalë për të shprehur shqetësimin serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës. E dëgjuam me shumë vëmendje edhe prononcimin e djeshëm të zëdhënësit të Brukselit i cili tha se nuk mund të ketë një deklaratë tjetër pa pritur rezultatet e hetimit si ka rrjedhur ngjarja e Banjskës. Serbia duhet të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. U provokua nga grupi kriminal serb dhe jo nga policia e Kosovës. Serbia zgjodhi nderimin nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie. Çfarë hetimi pret BE-ja. Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE-së ta thotë diçka të tillë. Nuk besoj se BE do të pranonte rezultatet e një pale të sulmuar. Ata që e provokuan ngjarjen ishin serbë. Forcat e Kosovës shkuan që mos të përshkallëzohej situata. Duke e dimë nëse BE ka angazhuar ndonjë mekanizëm në këtë drejtim. Ajo që në kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel nuk është rezultati i një hetimi që është i mirëseardhur, por hetimi i vrasjes së një polici nga një grup kriminal. Dënimi i aktit absurd të ndermit kombëtar të disa kriminelëve të veshur me uniforma ushtarake.’- tha Rama.

Më tej Rama tha se qëndrimi i Shqipërisë nuk do të ndryshojë dhe se situata Kosovë-Serbi vazhdon të jetë e rrezikshme.

"Qëndrimi i ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli, por ne jemi të keqardhur, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Nuk ka të bëjë me deklaratën e djeshme. Ne jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim, për veprimet dhe mosveprimet e Serbisë. Por ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarata e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike kur situata mund të përkeqësohet, nga ora në orë apo dita në ditë. Nuk kam dalë sot për të shpjeguar dhe një herë moslinjëzimin e deklaratës së BE, por kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë në veriun e Kosovës. “, theksoi shefi i qeverisë shqiptare.

 

rama sulmi nË kosovË be

Lini një Përgjigje