Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme një fotoalbum pas vizitës në Itali ku thotë se ka pasur plane e projekte konkrete që janë diskutuar.
“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të një vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama u takua në Romë me homologen Giorgia Meloni, e cila e priti me një ceremoni shtetërore në pallatin Chigi.
Të dy liderët, pas takimit kokë më kokë, zhvilluan dhe një tryezë të përbashkët mes dy delegacioneve, ku u rikonfirmua edhe njëherë miqësia tradicionale Shqipëri – Itali dhe vullneti për ta forcuar më tej atë.
Lini një Përgjigje