Teksa vendi për pesë ditë radhazi është tronditur nga vrasjet, ministri i Brendshëm vazhdon i pashqetësuar axhendën e tij propagandistike me nxënësit e shkollave.
Ditën e sotme, Taulant Balla në një takim me nxënës e mësues të shkollës së mesme “Vasil Kamami” në Elbasan, thotë se ai nuk duhet të lejojë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve, kjo duke marrë shkas nga nisma kundër përdorimit të lëndëve narkotike.
“Ne do bëjmë ç’është e mundur që brenda këtij perimetri të mos ketë shpërndarës, por kjo mund të na ndodhë në lagjen ku ju jetoni. Unë doja t’ju ftoja që të jeni misionarë të bëjmë një fushatë kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek fëmijët. Pjesa tjetër janë fenomene si bullizmi, apo fenomene që duhet t’i luftojmë të gjithë së bashku. Kjo luftë nuk mund të fitohet pa mbështetjen e nxënësve, stafit arsimor, që dhe më kanë shkruar duke e përqafuar këtë paketë. Suksesi i saj varet shumë nga krijimi i një koalicioni kombëtar pa asnjë dallim për ta çuar para. Policia ka përgjegjësinë kryesore, por nuk ja del dot e vetme. Ky front kundër përdorimit të lëndëve narkotike do jetë ndër frontet kryesore”, tha ministri Balla.
Ndërkohë Balla nuk ka thënë asnjë fjalë për katër vasjet e ndodhur këtë javë.
Lini një Përgjigje