TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2023, 11:01

‘Për ne që e njohim… ja pse shkoi Babloku në Itali’…

Shkruar nga Pamfleti
‘Për ne që e njohim… ja pse shkoi Babloku në
Rama dhe Meloni në Romë

Kryeministri ynë i kudondodhur, përveçse në shtëpinë e hallet tona (që e ka për detyrë) nuk zbret nga avioni.

Meqënëse jeta nuk i ka dhënë atë që dëshiron më shumë, liderin global, ai mundohet ta kompensojë këtë mungesë të madhe duke e marrë këtë rol herë pas here me ikjet jashtë shtetit. Si ajo puna e ‘lozim shpirash’. S’ka edhe faj, është gjithë ai, nuk i bën kostumi shqiptar, edhe në Itali madje ja thanë, ‘sa i gjatë je mo burrë’.

Ai buzëqeshi dhe e mori për kompliment, duke harruar se këtej nga anët tonë thonë ‘trupi pyll e mendja fyll’. Për të mos u zgjatur, Babloku ndodhet në Itali se ka ca punë me homologen Giorgia Meloni. Këtej po zien krimi e korrupsioni, por ai sheh më lart se kaq sigurisht. Se çfarë ka arritur ‘me shpurën e tij’ qeveritare këto ditë në Itali, Rama e ka zbuluar sot, jo tamam, por e ka dhënë një sinjal. Sipas tij, kanë diskutuar për disa projekte konkrete, por pa dhënë asnjë emër.

Si ai projekti që italianët do na marrin ujin p.sh?! Tani ne nuk duam të paragjykojmë, por më shumë se këto ‘projekte’, Babloku shkoi e u ‘hap’ në Itali për t’i bërë karshillëk Greqisë.

Me demek ‘ne e kemi avokatin tonë më të madh, s’kemi nevojë për ju nëse na hiqni ‘vizën’ prej Belerit. Por jo vetëm kaq. Babloku u desh të shkonte në Itali që të deklaronte mbështetje për Kosovën.

Jo rastësisht me siguri, dhe këtë e themi nisur nga ‘manjakëria’ e tij dhe stafit të tij për të mos qenë asgjë rastësi. Rama pa dyshim donte vëmendje më të madhe për ta dhënë këtë mbështetje e për ta shitur mirë, e ku më mirë se krah numrit dy të qeverisë italiane, e në mes të Romës…

rama meloni itali

Lini një Përgjigje