TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 11:19

Publikoi pamjet e familjes së emigrantëve që mori fletën e votimit, Celibashi në mbrojtje të Ramës: S’e ka bërë ai foton!

Shkruar nga Pamfleti

Publikoi pamjet e familjes së emigrantëve që mori fletën e

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi foton e një familje emigrante shqiptare që ka marrë zarfin me fletën e votimit.

Celibashi theksoi se foto nuk është bërë nga Rama, por është vetë familja që e ka bërë plublike, duke shtuar se në imazh nuk duket fleta e votimit, por vetëm zarfi.

"Jam i sigurt që se ka bërë Kryeministri, e kanë bërë vetë ata votuesit. E kanë postuar ata, kjo në fakt është pozitive sepse është inkurajuese për votuesit që presin. Ka pasur skepticizëm.

Ajo nuk është vota, por evidentimi i faktit që ka mbërritur fleta. E ka publikuar familjari aty sepse nuk besoj se ka shkuar vetë Kryeministri i ka bërë foto asaj familjes. Kryeministri e ka përdorur, është punë e tij, e ka konsideruar se ka benefit për të nga pikëpamja elektorale, a e ka konsideruar që ky proces u realizua. Pyesni Kryeministrin, nuk ka paligjshmëri as nga ana e qytetarit dhe as Kryeministrit. Ndoshta edhe KQZ mund ta bënte, ta ripostonte në rrjetet e institucionit", tha Celibashi.

 

Lini një Përgjigje