TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 10:57

Vota e diasporës, Celibashi jep detaje për ecurinë e procesit: Kanë votuar 111 zgjedhës

Shkruar nga Pamfleti
Vota e diasporës, Celibashi jep detaje për ecurinë e procesit:
Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i votimit të diasporës po vijon.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se votuesi i parë, ishte një emigrant në Gjermani.

Celibashi shtoi se deri më tani, kanë votuar 111 persona, zarfet e të cilëve janë tërhequr nga posta DHL.

“Votuesi i parë, të cilit i ka mbërritur zarfi, ka qenë nga qarku i Dibrës, jeton në Gjermani. Janë në mbërritje, 111 zarfa, janë 111 votues dhe është tërhequr ky zarf nga DHL. Votimi nga jashtë, pra votimi i zgjedhësve shqiptarë, tashmë konsiderohet i kryer. Është rasti për të falenderuar ata të cilët u morën me këtë proces”, theksoi ai ndër të tjera.

Lini një Përgjigje