TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 09:57

'Nga Big Brother në listat e kënetës'/ Kandidatja e Berishës i përgjigjet Ramës: O zemra ne jemi artista, jo ordinerë siç na sheh ti!

Shkruar nga Pamfleti
'Nga Big Brother në listat e kënetës'/ Kandidatja e
Aktorja Julia Ilirjani dhe Edi Rama

Aktorja Julia Ilirjani, kandidate për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike i është përgjigjur përmes një videoje në rrjete sociale kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se më shumë ka nxjerrë kandidatë Big Brother në listat e kënetës, se sa Primaret e zhvilluara brenda selisë blu.

Julia Ilirjani i kërkon Ramës që të mos merret me listat e Partisë Demokratike dhe me asnjë artist.

"Organizatori i ahengjeve në emisionin e vet ka thënë që aleanca e PD-së e ka mbushur listën me personazhe të Big Brother. 

Ne jemi dy apo tre që kemi qenë në atë format, por ky kryeartisti e di që në Big Brother futen njerëzit që janë marrë me art në jetën e tyre?

Në Big Brother ne jemi futuar si artista dhe unë e di që ti ke një urrejtje patologjike për artistët. E di që arti jonë i vogël të duket ordiner sepse ti je në majat e larta në universit, je një naltmadhni, një super artist, edhe Picaso të ka lakmi. Na lër ne të bëjmë artin tonë të vogël dhe politikën tonë siç dimë ne.

Pritëm të na e bëje ti Shqipërinë por ti nuk ke kohë zemra. Ti do bësh ahengje, do flasësh në rrjete sociale se s'ke punë. Kafen e mëngjesit me kë ta pish? Shokë nuk ke, servilat s'do që t'i shohësh që në mëngjes.

Lëri artistët të bëjnë atë që dinë, të bëjnë atë që munden me shpirt dhe me zemër. Mos u merr me Big Brother, as me listat e PD dhe as me listat e të tjerëve. Se listën tënde e qave, si artist që je, nuk ke futur asnjë artist se atë fushë e mbulon ti.

Je i ngarkuar këtë periudhë se ke shumë ahengje për të bërë. Të fala gastorëve. Mos harro ë! Paçim", shprehet aktorja Ilirjani.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se historia e kënetës ka marrë fund. Ai nuk kurseu as ironinë teksa tha se më shumë nxorri Big Brother kandidatë në listën e Primareve sesa këneta. 

"Sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit. Ka ikur historia e kënetës, ka marrë fund, është e mbyllur, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë i besojnë kënetës, e atyre që njësoj si ata të shkretët njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare, e që si përfundim më shumë nxori Big Brother kandidatë në listën e primareve se ç’nxorrën primaret. E kuptoni ju tani? Më shumë erdhën nga Big Brother se nga primaret për të përfaqësuar kënetën", u shpreh Rama.

aktorja julia ilirjani edi rama

Lini një Përgjigje