Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar se çfarë i sjell Chris LaCivita fushatës së PD-së.
Sipas Berishës, “LaCivita bëri të mundur rikthimin e Donald Trump pas fushatës më të vështirë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Fushata ka dinamikë. Fushatat më të studiuara janë ato për President të SHBA-së, janë dhe ato me shpenzimet më të shumta. Çdo fushatë amerikane sjell risi dhe të gjithë vrapojnë të marrin sa më shumë elementë nga fushata e fundit presidenciale amerikane. Nga të gjitha fushatat në historinë e SHBA-ve, kjo ka qenë më e vështira. Dhe LaCivita bëri të mundur rikthimin e Donald Trumpit. Chris LaCivita u ka thënë shqiptarëve se erdhi në Shqipëri, pavarësisht ofertave shumë më të mëdha se e jona nga vende më të mëdha, për të rikthyer Sali Berishën, si arkitekt i rikthimit që është. Kjo është e vërteta. Siç e thirrën rrethanat Sali Berishën për t’u rikthyer, LaCivitën e thirri rikthimi”, deklaroi Berisha i ftuar në studion e “Ditarit”.
Sipas Berishës, Chris LaCivita nuk është lobist, ai është kontraktuar për fushatë amerikane.
“Ai ka studiuar shumë për Shqipërinë para se të vinte dhe pa që kishte ngjashmëri në qëndrimet që u mbajtën ndaj meje me ato që u mbajtën ndaj Presidentit Donald Trump. Chris LaCivita nuk është lobist, është kontraktuar për fushatë amerikane. Ligjet amerikane kanë një kuadër për fushatën elektorale dhe një kuadër tjetër për lobimin. Unë e kërkova për fushatë. Kontrata që kam me të do të bëhet publike sapo të mbarojnë zgjedhjet, siç kërkon ligji shqiptar”, shtoi kreu demokrat.
Lini një Përgjigje