TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2024, 11:27

PS-PD bëjnë marrëveshje, shtyhet me dy javë afati i Komisionit të Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

PS-PD bëjnë marrëveshje, shtyhet me dy javë afati i

PS dhe PD kanë rënë dakord, për të shtyrë me dy javë të tjera afatin e Komisionit Hetimor në Shëndetësi. Pas debateve të forta ku u përfshinë palët ditën e djeshme, gjetën gjuhën e përbashkët për shtyrjen e afatit, që të pyeten edhe dëshmitarë të tjerë përfshi Ilir Beqajn.

Kjo ishte kërkesa që kryetarja Albana Vokshi bëri dje gjatë debateve të forta, ku nuk munguan edhe akuzat e drejtpërdrejta mes deputetëve.

Fillimisht nënkryetari Plarent Ndreca dhe PS u shprehën kundër, por opozita kërkoi afat të shtuar që të pyeteshin të gjithë dëshmitarët e listës, pasi ata nuk kanë qenë prezent në disa nga mbledhjet që i cilësuan të njëanshme.

 

Lini një Përgjigje