TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2024, 11:14

Masa e sigurisë ndaj saj dhe Metës, Kryemadhi thërret konferencë për mediat

Shkruar nga Pamfleti

Masa e sigurisë ndaj saj dhe Metës, Kryemadhi thërret

Deputetja e Partisë së Lirisë, njëkohësisht edhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka thirrur konferencë për mediat në orën 12:00 nga Kryesia e Kuvendit.

Konferenca vjen  një ditë pasi SPAK arrestoi ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta për tre akuza ndërsa për të caktoi masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'. Edhe ndaj Kryemadhit SPAK ka ngritur tre akuza.

Lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj, Kryemadhi reagoi dje me një postim.

“Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor.

Këtë detyrim iu a imponon neni 279 i Kodit të Procedurës Penale. Këtë nen ka përdorur SPAK-u edhe për t’i mbyllur gojën gazetarëve kur kanë pasur material për të folur mbi korrupsionin apo krimet e qeverisë së Edi Ramës.

Në këtë deklaratë, ndër të tjera bëhet me dije nga prokuroria e posaçme se kjo çështje është ende nën hetim, ndërkohë që prokuroria vetë ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time, për të cilat, unë gjatë hetimit kam arritur të vërtetoj të kundërtën nëpërmjet provave shkresore dhe aktit të ekspertimit kontabël të çertifikuar, që kam depozituar pranë SPAK prej kohësh”, u shpreh Kryemadhi.

 

Lini një Përgjigje