TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 17:32

Arrestimi i Ilir Metës, me keq se i Al Kapone-s

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi para konferencës për shtyp ka ndodhur pikërisht për të mos lënë që Meta të frikësonte dëshmitarët, apo të hetuarit e tjerë në dosje. Burimet flasim, se mund të terrorizonte vajzën e Pirro Xhixhos, i cili duket se është njeriu kyç në dosjen ndaj Ilir Metës...

Arrestimi i Ilir Metës, me keq se i Al Kapone-s
Ilir Meta i arrestuar /

Mesazhin e ka dhënë ambasadorja e parë e BE-së në Tiranë që ka shpallur mbështetjen për reformën në Drejtësi. Romana Vlahutin, kroatja që kërkoi e para arrestimin e Ivan Sanaderit shqiptar. Të cilën pas kësaj e shanë prostitutë, të korruptuar e të lidhur me krimin. E ja ku jemi sot, kur Ilir Meta u arrestua më keq se Al Kapone në vitet 30 të shekullit të shkuar, e Romana Vlahutin shkroi në platformën X: ”Reforma në Drejtësi në forcën e saj të plotë! Nuk ka më të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për këdo që të dalë mbi ligjin. Drejtësia mund të vonojë, por jo të harrojë”.

Ky është postimi i parë, e nuk mund të jetë një postim personal, sepse kroatja vlahutin është diplomate e BE, por që sipas gjasave është vetëm reagimi i parë. Një reagim që tregon një qëndrim të qartë të Bashkimit Europian, dhe të Perëndimit në përgjithësi. Një akt që kuptohet fare qartë në postimin e Vlahutin. Pra janë arrestuar “të paprekshmit”.

Në mënyrë të qartë SHBA e BE, bëjnë të ditur, ashtu siç e tha Donald Lu në 2016-n, se shqiptarët nuk duhet të votojnë Al Caponen por të gjithë të tjerët që nuk janë si ai. Dhe arrestimi i Ilir Metës sot ishte më i keq dhe më i rëndë se arrestimi i Al Capone, pasi akuza ndaj tij është shumë e fortë. Madje mjaft e rëndë. Bëhet fjalë për korrupsion të niveleve të larta, por edhe tentativë për prishje provash, duke bërë krime edhe më të rënda. E për këtë pritet të zhvillohet një hetim edhe më i thelluar. Nuk është fare aspekti fillestar i diskutimit që është bërë deri tani në CEZ DIA, por ka akuza edhe më të tmerrshme, e jo më kot është marrë nën akuzë babai i Erisa Xhixhos. Të cilin Ilir Meta e dinte mirë që ishte njeriu kyç i dosjes, ndaj të bijën e emëroi nënkryetare të Partisë së Lirisë. Xhixho ka qenë kreu i ERE-s, por edhe kreu i AKEP. Dhe hetimi i SPAK nuk ka lidhje standard me procedurat e marrëdhëniet e Ilir Metës me të ashtuquajturën aferë CEZ-DIA, pra borxhet e CEZ ndërmjet Kastriot Ismailaj. SPAK ka arritur të gjejë inxhe për inxhe të gjitha fitimet dhe pasuritë që Ilir Meta ka përfituar nga posti i tij si ministër i Energjisë dhe i Ekonmisë, si dhe marrëdhëniet me kompanitë që u ka dhënë licensë në këmbim të parave. Pra jemi në rikthimin e hetimit të videos Meta-Prifti 2.0, me fakte edhe më të reja. Të gjetura, të zbardhura në mënyrën më të plotë të tyre.

Dosja ndaj Ilir Metës, është edhe më e plotë se ajo ndaj Sali Berishës për klubin ‘Partizani’.

Ndërkaq, arrestimi para konferencës për shtyp ka ndodhur pikërisht për të mos lënë që Meta të frikësonte dëshmitarët, apo të hetuarit e tjerë në dosje. Burimet flasim, se mund të terrorizonte vajzën e Piro Xhixhos, i cili duket se është njeriu kyç në dosjen ndaj Ilir Metës./Pamfleti

ilir meta arrestimi al kapone

Lini një Përgjigje