TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 16:28

“Na rrethuan tre makina”, drejtuesi i mjetin ku ndodhej Meta rrëfen skenën e arrestimit: U trembëm, mendova se po na rrëmbejnë!

Shkruar nga Pamfleti

“Na rrethuan tre makina”, drejtuesi i mjetin ku ndodhej Meta

Sekretar organizativ Artemis Peca, i cili po drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Ilir Metës, ka rrëfyer momentin kur u rrethua nga Forcat e Operacionales.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PL-së, ai tha se fillimisht u frikësuan pasi menduan se po rrëmbeheshin.

“Ula shpejtësinë, pashë një makinë që po na afrohej, na rrethuan tre makina, dhe dolën ca banditë me maska, me armë, na hapën dyert në mënyrë çnjerëzore dhe na thanë hajdeni me ne, dhe i thamë kush jeni ju na tregoni një mandat, në fillim u trembëm, thash po na rrëmbejnë. Pastaj pashë një makinë policie, dhe aty kuptuam që ishte policia e Dumanit dhe Ramës. 

Zoti Meta nuk ushtroi asnjë lloj rezistence. Iu kërkoi mandatin, kush jeni ju, i tha Meta. Më pyetën mua kush je ti. Çfarë kërkoni i thamë? Do vini me na thanë.  Na morën nga bluza dhe na tërhoqëm zvarrë, nuk ushtruam asnjë lloj rezistence”, tha ai.

Lini një Përgjigje