
Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi në, një deklaratë për mediat nga selia e partisë e konsideroi një akt të pashembullt terrorist, arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Meta u arrestua në mënyrë kriminale dhe banditeske, teksa shtoi se Meta u tradhtua edhe nga Garda e cila ka për detyrë ta mbrojë.
“Dum Dumani dhe në bashkëpunim me kriminele të narkopolicisë, kryen një nga krimet më të pashembullta duke rrëmbyer ish presidentin e Republikës, Ilir Meta. Edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga Garda, i tradhtuar edhe prej tyre, u rrëmbye nga dhjetëra kriminelë nën uniformë. Që nga ky moment e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm. Kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm, banditë dhe kriminelë që mund ta bëjnë. Më e rëndë akoma është dhuna fizike që kanë ushtruar ndaj tij, duke kënaqur egon e Edi Ramës. Të gjithë u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Kur ky akt kriminal në mes të ditës para qindra qytetarëve ndodh me një ish-presidenti republike, imagjinoni të dashur qytetarë se çdo të ndodhë me ju”, tha ai.
Lini një Përgjigje