TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 13:57

Arrestimi i Ilir Metës, vjen reagimi i parë nga PL

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Ilir Metës, vjen reagimi i parë nga PL
Tedi Blushi

Pas arrestimit të Ilir Metës disa orë më parë në kryeqytet, ka ardhur reagimi i parë nga Partia e Lirisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat e ka cilësuar arrestimin e Metës si ‘rrëmbim në mes të ditës’.

“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore”, tha ai.

Ish-presidenti, u arrestuar me urdhër të SPAK nga agjentët e BKH teksa po lëvizte me makinën në afërsi të “Casa Italia”.  

Meta ka qenë disa herë në SPAK ku është pyetur për llogari të një hetimi në lidhje me një pagesë të bërë për lobim në Shtetet e Bashkuara. 

Lini një Përgjigje