TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 13:16

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Tani është radha jonë!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Tani është radha
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK.

Për këtë ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili tha se ky është një persekutim politik.

Ai e dënoi këtë arrestim, duke akuzuar edhe kreun e SPAK, Altin Dumani se sulmon me urdhër të Ramës përfaqësuesit e opozitës dhe e mbron atë në çështje të tjera.

“S’kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Ilir Metës është politik. Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarin politik. Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha i pyetur nga gazetarët, teksa mbylli fjalën e tij.

 

berisha meta

Lini një Përgjigje