Ilir Meta, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe kryetari aktual i Partisë së Lirisë, është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Arrestimi u ekzekutua nga Policia e Shtetit dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë hyrjes së kryeqytetit, në aksin Durrës-Tiranë.
Ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë në Kosovë para se të arrestohej nga SPAK këtë të hënë.
Sapo agjentët e BKH-së kanë marrë sinjalizimin që ka hyrë në Shqipëri kanë nisur operacionin për kapjen e tij. Kur është afruar në Tiranë, atë e kanë ndaluar në zonën e Kthesës së Kamzës.
Masë arresti është dhënë edhe për ish bashkëshorten Monika Kryemadhi.
Ndërsa ish-bashkëshortes së tij i është komunikuar masa detyrim paraqitjeje. Kjo për faktin se Monika Kryemadhi është ende deputete.
Kjo zgjedhje e SPAK është bërë për të mos dekonspiruar operacionin pasi për masën detyrim paraqitjeje nuk është i nevojshëm autorizimi i Kuvendit.
Sipas të njëjtave burime agjentët e BKH janë drejtuar në Gjirin e Lalëzit për kontrollin e banesës së Metës dhe Kryemadhit atje, por jo vetëm.
Lini një Përgjigje