TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 16:21

Arrestimi i Metës jehonë në të gjitha mediat botërore: Ish-presidenti i Shqipërisë, i përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Metës jehonë në të gjitha mediat botërore:

Ish-presidenti Ilir Meta ka zënë faqet e para të mediave më prestigjoze të botës. Arrestimi ka bërë bujë kudo dhe të gjitha mediat i kanë dhënë rëndësi.

Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar për pastrim parash të dyshuar, sipas partisë së tij, shkruan ABC News.

Partia e majtë e Lirisë në Shqipëri tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuza të dyshuara për pastrim parash. Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale.

Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Meta ka shërbyer në postet më të larta në Shqipërinë postkomuniste, duke përfshirë si kryeministër, ministër i jashtëm dhe deputet”, shkruan kjo media ndër të tjera.

Titujt e mediave të huaja

Washington Post: “Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është i dyshuar arrestuar për pastrim parash, thotë partia e tij”

ABC News: “Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar pasi dyshohet për pastrim parash”

Yahoo! News: “Ish-presidenti i Shqipërisë përballet me akuzat për pastrim parash”

BalkanInsight: “Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion”

Sky Italia: “Arrestohet në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta”

Lettera 43: “Arrestohet në Tiranë, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta”

La Presse: “Shqipëri, arrestohet ish-presidenti Ilir Meta”

Lini një Përgjigje