
Opozita do të dalë sërish në shesh, duke provokuar trazira dhe kaos. Sali Berishës nuk kishte se si t’i shpëtonte arrestimi i Ilir Metës dhe ashtu si me Salianjin, do të përdorë këtë rast për të tentuar të tregojë forcën e tij.
Nga mbledhja e Kryesisë, ai njoftoi se më datë 29 do të mbahet tubimi i radhës.
“Më datë 29 tetor udhëheqësit e PD në qarqe marrin përsipër të organizojnë qytetarët në rang qarku për paralizën e plotë te këtij regjimi. Të jemi të gatshëm secili nga ne të paguajë çmim për guximin tonë”, tha Berisha.
Kujtojmë se në datën 23 tetor deputetët e PD kanë paralajmëruar se do të organizojnë një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg.
Lini një Përgjigje