TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2024, 20:47

U arrestua nga SPAK, “bëhet i gjallë” Ilir Meta: U rrëmbeva në mënyrë banditeske se jam patriot!

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua nga SPAK, “bëhet i gjallë” Ilir Meta: U

Prokuroria e Posaçme ka bërë një operacion të bujshëm sot, duke arrestuar ish-presidentin e vendit Ilir Meta. Ai u dërgua fillimisht në Drejtorinë e Policisë Tiranë, më pas te blloku i sigurisë te “Mine Peza”.

I vetmi që i ka shkuar në qeli është djali i tij dhe avokati. Por ndërkohë Meta ka publikuar në faqen tij në Facebook një reagim.

Postimi i Metës

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë~

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

 

 

 

Lini një Përgjigje