Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e grupit të PS, për vendimin e socialistëve për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Mazhoranca thotë SPAK, ndonëse ka shtuar fakte penale të reja ndaj Belinda Ballukut, vepra mbetet e njëjtë, ajo e shkeljes së barazisë në tendera, ndaj kërkesa për rëndimit të masës së sigurisë ndaj saj nuk përmbush standartin procedurial.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Ulsi Manja pretendoi se nëse çdo zgjerim i hetimit duhet të konsiderohet rrethanë e re që të kërkojë arrest për Ballukun, do të binte në kundërshtim me proporcionalitetin.
“SPAK thotë se janë shtuar edhe disa fakte të reja penale, çka sipas saj, shtimi i tyre e shton automatikisht sanksionin e veprës, por edhe dëmin që ka pësuar shteti nga këto procedura. Në vlerësimin tonë, nëse pranohet fakti se çdo zgjerim i hetimit mund të konsiderohet rrethanë e re që të kërkojë arresti, atëherë çdo procedim kompleks me shumë episode do të përfundonte në paraburgim, që do të binte në kundërshtim në raport me proporcionalitetin.
Edhe me shtimin e episodeve të reja të pretenduara, nuk ndryshon natyra e veprës penale, mbetet e njëjta, shkelje e barazisë në pjesëmarrjen në tendera. Nuk ka vepër penale të re që të jetë marrë e shtuar deputetes Balluku nga SPAK. Pra, pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit nuk rezulton të përmbushë standardin procedural të kërkuar për zëvendësimin e masës së sigurimit.”, tha ai.
Lini një Përgjigje