TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2026, 09:09

Kërkesa e SPAK, Rama reagon për Ballukun: Qëndrimin për 'kufizimin e lirisë' e vendos grupi i PS-së

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa e SPAK, Rama reagon për Ballukun: Qëndrimin për
Edi Rama dhe Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK mbi atë që Kreu i Qeverisë e konsideron si “kufizim i lirisë” për Belinda Ballukun, ish-zv.Kryeministren dh eish-ministren e Infrastrukturës.

Nga ajo çfarë Rama ka postuar në ‘X’ bëhet e ditur se mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së do të jetë e hapur, ndërsa Kryeministri pritet të mbajë edhe një fjalim.

Sot në 10.00 do të jemi “live” në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama.

SPAK ka kërkuar në dhjetor autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, ndërsa më parë GJKKO-ja, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale, vendosi pezullimin e saj nga funksionet qeveritare. Ky vendim shkaktoi një përplasje mes Kryeministrit në njërën anë dhe SPAK e GJKKO-së në anën tjetër.

Kryeministri shprehu kritika të forta në drejtim të SPAK dhe GJKKO-së dhe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjes lidhur me kompetencat për shkarkimin e një anëtari të qeverisë. Rama e konsideroi si shkelje Kushtetuese faktin se Gjykata mund të pezullonte nga detyra një ministër, që gëzonte imunitet po aq sa edhe një deputet, pa marrë më parë një autorizim. Kushtetuesja nuk arriti të dilte me një vendim për shkak se anëtarët e Kushtetueses u ndanë 4 me 4 lidhur më kërkesën.

Në këto kushte, pezullimi i Ballukut mbeti në fuqi, por njëherazi SPAK kishte kërkuar nga Kuvendi autorizimin për vendosjen e një mase arresti ndaj saj. Pritet që Kuvendi të shprehet me votë në seancën e 12 marsit nëse do të mbështesë ose jo SPAK për arrestimin e Ballukut, ndërsa opozita në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ka shprehur dakordësi lidhur me kërkesën e paraqitur. /Pamfleti/

rama balluku grupi i ps

Lini një Përgjigje