TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 13:08

Protesta te Kryeministria, Berisha thirrje qytetarëve: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës, 17:00 është ora e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Protesta te Kryeministria, Berisha thirrje qytetarëve: Vërshim i

Teksa na ndajnë edhe pak orë nga tubimi i opozitës poshtë Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi protestën si një moment të rëndësishëm për opozitën, duke ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria që të bashkohen në Tiranë.

“Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës. Ora 17:00 është ora e opozitës,” shkruan Berisha.

Protesta pritet të zhvillohet në një klimë tensioni politik, ndërsa policia ka paralajmëruar masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.

 

Lini një Përgjigje