TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2026, 12:10

“I zhytyr në afera, por sundon ligjin”, Këlliçi: Të gjithë në shesh kundër Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

“I zhytyr në afera, por sundon ligjin”, Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen sot protestës kombëtare të organizuar nga opozita, në orën 17:00, përballë Kryeministrisë.

Këlliçi shprehet se kryeministri Rama po bllokon drejtësinë dhe vepron mbi ligjin, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar zgjidhje dhe ndalimin e sundimit dhe shtypjes.

“Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe thotë se ai është mbi ligjin. Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit dhe shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh”, shkruan Këlliçi.

Protesta është parashikuar pasditen e sotme, ndërsa Policia ka njoftuar se do të jetë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

“Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.

Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.

Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?

Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.

Bashkohemi në një protestë historike në orën 17:00, para Kryeministrisë”, shkruan Këlliçi.

1 Komente

  1. K
    Kristi tiranë

    Si nuk e kuptoni se na mërzitë ?! SI NUK PO E KUPTONI SE POPULLI NUK JU DON GJERSA TË KENI NË DREJTIM BERISHËN NON GRATA. .

    Lini një Përgjigje