Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së, duke folur për protestën e thirrur nga opozita pasditen e 24 janarit, tha se gjithçka do të varet nga revolta e qytetarëve.
Në emisionin “Kjo Javë”, Boçi u shpreh se protesta është shumë e rëndësishme dhe se vjen pas disa protestave dhe Foltoreve të organizuara radhazi nga PD.
Sipas tij, fortësia e një proteste ka të bëjë me mesazhin që ajo jep. “Mendoj se deri më tani e kemi arritur, do të ketë një valë protestash”, tha Boçi.
Gjithashtu ai u ndal edhe tek organizimi i protestës, duke rrëfyer se gjithçka do të përcaktohet nga ajo që ‘prodhon vetë revolta e zemërimi i qytetërve’.
“Ka pritshmëri shumë nga ana e qytetarëve, ka pritshmëri politike për atë që ajo ndërton me rezultatet e saj dhe atë që ajo ndërton në vazhdimësinë e procesit të protestave. Kemi thënë që protesta është proces dhe jo një akt i vetëm. E kemi nisur në datën 22 kemi vazhduar me Foltoret, jemi para datës 24 dhe mund të vazhdojmë me frekuenca më të shtuar për të vijuar me protesta permanente. Kërkesa është e qartë, jemi në krizë politike apo edhe krizë korruptive. Kjo qeverisje nuk ka më autoritetin as moral, politik as ekzekutiv që të vazhdojë të jetë në drejtim”, u shpreh ai.
Si është organizuar protesta?
Luçiano Boçi: Protesta ka shumë kombinacione dhe ka edhe pjesën e parë dhe pjesën e re. E reja pritet të ndodhë dhe e reja nuk paraflitet dhe pritet të ndodhë në Bulevard sepse gjithçka përcaktohet nga ajo që prodhon vetë revolta dhe zemërimi i qytetarëve, por edhe revolta dhe zemërimi politik, pra sipas dinamikës. Mund të ketë lëvizje, mund të qëndrojë po në bulevard, por mund të përhapet në të gjithë kryeqytetin në forma të ndryshme. Organizimi është tradicional që bëhet vazhdimisht, jo vetëm aktivizim i strukturave të PD, por edhe i qytetarëve qyteteve të tjera, por peshën kryesore e mban kryeqyteti.
U mbars mali dhe polli nje mi. Eshte fatkeqesi e madhe qe shqiptaret dhe ne kete katraure ku e ka fut palloshi gjate kete vend, nuk gjejne motiv te ngrihen e ta shporrin koken e organizates mafioze qe qeveris vendin.
Kjo Luçiano,(në fakt nuk ndriçon ti) U bërë gati i botës. NGELËT PAS PRAPANICËS SË SALËS. HAPNI KRAHUN PËR TË RINJTË. JUVE JU KA DALË BOJA NGA RRENAT