TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2026, 19:55

Berisha thirrje të rinjve: Bëhuni si Gjenerata Z në Nepal, përmbysni diktaturën e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Berisha thirrje të rinjve: Bëhuni si Gjenerata Z në Nepal,
Foltorja e Berishes me FRPD

Kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje të rinjve që të marrin në dorë fatet dhe të rikthejnë shpresën e shqiptarëve. Gjatë një takimi me të rinjtë dhe të rejat e FRPD, Berisha u shpreh se Tirana në strehim është një nga tre qytetet më të shtrenjta në Europë.

“Ju, familjet tuaja, u shkatërron droga. Nuk e kam fjalën këtu për përdorimin, ajo është tjetër gjë, është keq, sigurisht. Por rrit çmimet. Shikoni ju se çfarë bëhet me kullat e drogës.

Nuk preken ato as nga baballarët tuaj, as nga ju, se vijnë tonelatat e drogës dhe eurove dhe i bllokojnë, çmimet i mbajnë në stratosferë.

Siç keni ndjekur zhvillimet, për kombet me diktatura autokratike, të cilat zgjedhjet i bëjnë farsa, të cilat pushtetin e përqendrojnë në një dorë, të cilat plaçkisin nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët e tyre, por në dallim nga të gjitha këto, Edi Rama është kryebaroni i drogës në Europë, apo padrino i klaneve të drogës.

Diktaturat autoritare, kohërat provuan se antidoti absolut i tyre është gjenerata juaj, gjenerata Z.

Janë këto gjenerata që e përmbysën në Bangladesh regjimin.

Është gjenerata Z që e përmbysi në Nepal regjimin.

E përmbysi në Sri Lanka.

Është kjo gjeneratë që po i dridh themelet autokratit të Beogradit, Aleksandër Vuçiç, sivëllaut të Edi Ramës.

Nuk ndalen. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novisadit, humbën jetë 13 qytetarë, por studentët e Beogradit për muaj të tërë nuk i ndahen, dhe do fitojnë.

Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli, është një betejë e vështirë, e komplikuar.

Por do fitojnë.

Në këtë kuadër, në këtë kontekst, unë u bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni.

Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, tha Berisha.

berisha frpd foltore

Lini një Përgjigje