TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2026, 19:07

“Foltorja” me të rinjtë, Berisha: Rama nuk ka legjitimitet, armiku më i egër i shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
“Foltorja” me të rinjtë, Berisha: Rama nuk ka
Sali Berisha

“Kombi nuk ka pasur ndonjëherë armik më të egër se sa Edi Rama. Sot jemi në rrezik ekzistencial si komb”, u shpreh kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një takimi me të rinjtë dhe të rejat e FRPD-së, një ditë para protestës kombëtare që ka thirrur kundër Edi Ramës.

Ai tha se Edi Rama nuk ka legjitimitet pasi ka vjedhur zgjedhjet, ndërsa e akuzoi Kryeministrin edhe si hajdutin e qytetarëve.

Në fjalën e tij, kreu demokrat ka bërë një paralelizëm mes goditjeve politike, sikundër ai i quan, nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe atyre në SHBA.

“Prokurorë e gjykatës bëjnë gabime, kanë tendenca politike, janë politikë, kur sulmojnë si politikë, duhet t’ua kthesh. Kjo ndodh këtu, kjo ndodh edhe në SHBA.

Edhe aty ka ndodhur, edhe aty prokurori trillonte për kandidatin për president në mënyrën më monstruoze. Por asnjëherë ai nuk bëri mëdysh fjalën e tij, u paraqit sa herë e kërkuan.

Se ky është rregulli. Rregulli është që duhet t’i qëndrosh ligjit, duhet të zbatosh ligjin.

Se ti je për shtetin ligjor, je për Kushtetutën. Sepse Kushtetuta është shtyllë ligjore e garancisë së demokracisë.

Kurse këta rreshtoheshin në një mënyrë të paimagjinueshme për të mbrojtur një hajdute, e cila u them ju, në mënyrë absolute në çdo tender ka firmën dhe dorën e saj të zezë, që shkon jo në qindra milionë, por në miliarda euro për vete dhe Edi Ramën”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat akuzoi Kryeministrin se ka marrë nën kontroll gjithçka.

“Sot, në këtë diktaturë, njëlloj si në të parën, të gjitha pushtetet përqendrohen në një dorë. Dhe ju e patë, ju ftoj të mos e harroni kurrë ditën e djeshme, një ditë, u garantoj unë, e pashembullt në historinë e një shteti, ditë në të cilën kreu i shtetit, kryeministri, kryetari i parlamentit përballeshin me një prokuror që bënte ligjin, që donte ligjin, që donte të zbatonte ligjin.

Nuk kisha parë skena më tronditëse.

Ditë më të turpshme në historinë e ligjit dhe të Kushtetutës në botë nuk ka.

Kur një prokuror, në emër të ligjit, ka vendosur të thërrasë para ligjit, në hetuesi, ta pezullojë zëvendëskryeministren mbi bazën e një mijë fakteve, mbi bazën e vjedhjeve të pafundme, për t’u përgjigjur para ligjit”, tha Berisha.

berisha foltore frpd

Lini një Përgjigje