Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berishanë një konferencë për mediat tha se të shtunën e 24 janarit, qytetarët shqiptar do t’i bëjnë gjyqit kryeministrit Rama.
Madje ditën e nesërme e konsideroi si “Ditën e Gjykimit” për këtë qeveri. Më 24 janar PD do të mbajë një protestë kombëtare.
“Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot. Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi. I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë. I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera. Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre. Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën.
Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë”, tha Berisha.
Kryedemokrati komentoi dhe zhvillimet e djeshme lidhur me themelimin e Bordit të Paqes në Davos, ndërkohë që në Tiranë votohej në Kuvend për aderimin e Shqipërisë në këtë bord dhe vajza e presidentit amerikan Donald Trump kishte vizitouar jugune vendit tonë. Sipas Berishës, Rama ishte i padëshiruar në ceremoninë e djeshme në Davos.
“Edi Rama, i cili tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e gëzoi dot. Përkundrazi. Mos guxo, nuk do të shoh surratin, ky ishte mesazhi. Dhe vinte në parlament i shpërfytyruar. E patë vetë ju qytetarë, shiheni prapë se si qëndronte i shpërfytyruar. Në një kohë kur mblodhi parlamentin ku të firmoste, të thoshte se Parlamenti ratifikoi. Por boja iu tha në penë. Mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë.
Besoj se asnjeri në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë, tani që unë të them këtë, duhet të them që presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij. Por kjo s’mund të ndodhë kurrë sepse presidenti amerikan ka respektin më të madh për vajzën e tij. A i e kupton se është Ramaduro dhe është vetëm një aferë biznesi dhe nuk ka asnjë lidhje me themelimin e Bordit të Paqes, ku Rama u ndalua në atë sallë historike, nuk mund të ishte. E tregoi ai, dy-tre prej tyre nuk mund të jenë. Nga këta njëri është Rama dhe tjetrin e gjen më vonë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje