Deklaratat e fundit të ministrave të Edi Ramës kanë shkaktuar reagime të forta dhe tallje në rrjetet sociale, duke e kthyer propagandën qeveritare në material meme-sh.
Pas dështimit për të qenë i pranishëm në Davos dhe për të marrë pjesë në themelimin e ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, Rama dhe rrethi i tij politik u përpoqën ta justifikojnë mungesën me një narrativë që shumëkush e ka konsideruar të pabesueshme.
Sipas kësaj linje propagandistike, Presidenti amerikan Donald Trump paska “besuar” vajzën e tij Edi Ramës, çka do të ishte edhe arsyeja pse kryeministri shqiptar nuk ishte i pranishëm në Davos. Vizita e Ivanka Trump në Vlorë, e cila kishte karakter strikt biznesi, u shfrytëzua politikisht nga qeveria, duke u shoqëruar me kamera, deklarata bombastike dhe pretendime personale nga ana e Ramës.
Situata arriti kulmin kur ministri Toni Gogu, në një intervistë për Top Story, deklaroi se nga “pikëpamja njerëzore” shqiptarët duhet të ndihen krenarë, pasi sipas tij, Presidenti Trump i ka besuar vajzën e tij një miku të ngushtë si Edi Rama. Gogu e krahasoi këtë situatë me një akt mikpritjeje familjare, duke e çuar diskursin politik në kufijtë e absurditetit.
Keta duhen lidhur dhe te rrihen me litar te lagur.Cmenduria e morrave majtiste ka kapur kulmin,adhurimi frenetik ndaj te cmendurit te madh dhe te keq eshte sa i peshtire por dhe problematik.Komunizmi nuk u largua asnjehere nga Shqiperia