TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2026, 08:32

Berisha zbulon si do zhvillohet protesta nesër: Rama është në rreth të kuq

Shkruar nga Pamfleti
Berisha zbulon si do zhvillohet protesta nesër: Rama është
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar disa detaje sesi është ideuar zhvillimi i protestës së opozitës më 24 janar.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se pasditen e së shtunës, opozita do të tregojë forcën dhe kreativitetin e vet, teksa shtoi se në këtë protestë kryeministri Edi Rama do t'ia mbathë nga Kryeministria.

Votoi marrëveshjen e Bordit të Paqes, Iljazaj: Kjo opozitë është qesharake deri në dhimbje
“Rama ia mbath. Le të qëndrojë e ta provojë. Populli ka fuqi. Më datë 24 do tregojmë forcën dhe kreativitetin e opozitës. Vërtetë ky kryeministër përdor drejtësinë, kësaj here Rama është në rreth të kuq në mbarë botën”,-tha Berisha.

Berisha deklaroi se fundi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama do të vijë nga opozita dhe qytetarët.

Ai u shpreh se është shumë e qartë se kush do e rrëzojë Ramën nga drejtimi i qeverisë, teksa mohoi të ketë deklaruar se Rama do merret nga SHBA-të si Maduro.

“Nuk e kam thënë kurrë që SHBA do marrë Ramën si Maduro. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht.

Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto.

E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët. Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang”,-u shpreh Berisha.

berisha - rama

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    "Edi Ramën nuk e rrëzon Amerika dhe SPAK ". Por Amerika dhe SPAK e nxjerr cullak Edi Ramën dhe këdo tjetër duke i hetuar. Edi Rama dhe të ngjashmit me të bijen automatikisht nga pesha e fajit dhe zullumeve që i kanë rezervuar këtij populli për 34 vjet. Pa tjetër fuqia e popullit, shkund nga themelet regjimet antidemokratike, por rrethanat dhe trendi i zhvillimeve në marrëdhënirt ndërkombëtare dikton shumë zhvillimet e brëndshme. Ndaj sot dhe jo për 85 vjet populli mund të sillte ndryshimin drejt demokracisë. Por deri më sot, nuk mundëm, nuk deshëm nuk ditëm, apo edhe rrethanat nuk ishin të favorshme , Kjo analizë i takon historianëve dhe analistëve, nesër .Sot, Ne, jemi e djeshmja Doktor, ndaj nuk mund të jemi e nesërmja. Ndaj populli nuk ju pason. Si konkluzion mund të themi që: Edi Ramën e rrëzoi Amerika. Ka rënë. Por për pasardhësin, edhe sikur Amerika ta linte në dorën tuaj Ju me siguri do ngrinit supet dhe nuk do vendosnit dot.

    Lini një Përgjigje