Sazani dhe Zvërneci, vajza e Presidentit Trump takim me Ramën në Kryeministri
Pas qëndrimit një ditor në Vlorë, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë.
Në mbrëmje ajo u pa në Kryeministri, ku u prit me përqafime nga kryeministri Edi Rama.
Ivanka Trump mbërriti dje në Vlorë e shoqëruar nga disa arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin. Dje në mbrëmje ajo zhvilloi dhe një darkë me kryeministrin Rama, ku u hodhën piketat e investimit.
Edhe këtë të enjte, dita e saj ka qenë e mbushur me aktivitete dhe takime, fokusuar kryesisht te projektet strategjike në sektorin e turizmit. Pasi doli nga hoteli ku ishte akomoduar pranë zonës së Ujit të Ftohtë, Ivanka ka lëvizur me masa të rrepta sigurie drejt vijës bregdetare të Zvërnecit. Aty ka zhvilluar takime të shkurtra, duke qenë e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga grupe të ndryshme arkitektësh. Më pas u nis drejt Tiranës.
Rama u largua nga Davosi për tu takuar me zonjën Trump dhe sot në Kuvend tha se pritja e saj ishte arsyeja e largimit nga Samiti dhe që nuk u shfaq në themelimin e Bordit të Paqes. Fakti që Ivanka Trump vijon të jetë në vendin tonë, tregon se po finalizohet marrëveshja me familjen Trump për investimet që ata kanë në plan në vendin tonë.
Axhenda e vizitës së saj pritet të përfundojë mbrëmjen e sotme pas takimit me Ramën, ndërsa të premten ajo do të largohet nga Shqipëria.
Të pabeset e hajdutet i bejne takimet naten.
Nuk e kuptoj per çfare e pret kryeministri ?? Kjo nuk eshte zyrtare Amerikane ne asnje vend te botes nuk pritet nga zyrtare pasi kjo zonje nderuar nuk eshte funksionare shteti . Apo thjesht servila si keta tanet ndodh Pse ka ardhur çfare kerkojne tjeter perveç Sazanit ?Kjo eshte thjesht nje grabitse pronash qe çfare i duhet e merr ne vende si Shqiperia