Ja shpenzimet që ka planifikuar Kuvendi për vitin 2026
Pak ditë më parë bëri bujë lajmi se Kuvendi do të hapë një televizion të quajtur “Media Hub”. Propozim iu bë Byrosë së Kuvendit dhe duket se mazhoranca do një TV të vetin, ku të transmetojë aty çfarë do ajo dhe jo çfarë duan mediat.
Por ky televizion nuk do të jetë risia e vetme këtij viti, pasi në dokumentet që ka siguruar ‘Pamfleti’, parashikohet që të shpenzohen gjatë vitit 2026 afro 262 mln lekë të reja ose afro 2.7 mln euro për funksionimin e Kuvendit dhe qejfet e deputetëve.
Në regjistrin e prokurorëve të Kuvendit parashikohet se vetëm për karburant do të shpenzohen 25 milionë lekë, gjithmonë të reja. Për ujë të ambalazhuar do të shpenzohen 1.2 mln lekë. ‘Medi hub’ do të kushtojë afro 42 mln lekë. Ndërkohë bie në sy një element se mazhoranca ka në plan të ndryshojë karriget e sallës së seancave plenare dhe kostoja do të jetë 20 milionë lekë të reja. Nëse llogarisim se salla ka 140 deputetë, por duke përfshirë dhe ministrat dhe karrige rezervë, llogaritet që nëse merren 200 karrige, të ketë një kosto prej afro 1 mijë euro një karrige.
4.2 mln lekë do të shkojnë për mirëmbajtjen e makinave që ka Kuvendi dhe që i përdorin kryetari, nënkryetarët dhe persona të tjerë. Ndërkohë 40 mln lekë, ose afro 400 mijë euro janë planifikuar për bileta udhëtimi. Pra në total Kuvendi planifikon të shpenzojë 261.284.917 lekë. Këto janë vetëm shpenzime për prokurime nga Kuvendi, këtu nuk futen pagat dhe dieta e deputetëve, të cilat shkojnë në afro 4 mln euro në vit. /Pamfleti
Të gjithë keta maloke e fshatere ftyre kalldremash prandaj nuk e bejne punen se u vret bythen karrikja. Që ta bejne punen paq u vini nga nje plloçë guri që të ndihen mirë e të flasin ...