TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 20:06

Debatet me prokurorët gjatë seancës në GJKKO, reagon kreu i PL: Më në fund kuptuan ndryshimin e METE me Metën!

Shkruar nga Pamfleti
Debatet me prokurorët gjatë seancës në GJKKO, reagon kreu i
Ilir Meta

Pas përfundimit të seancës së parë në Prokurorinë e Posaçme ka reaguar edhe presidenti i PL-së, Ilir Meta.

Meta shprehet se arritja më e madhe e kësaj seance ishte se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE-s (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) dhe Metës sepse sipas tij vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta.

Kreu i PL, shton se as nuk i është shmangur drejtësisë, as nuk bën lojëra për shtyrje seancash. 

Po ashtu ai bëri me dije se seanca tjetër do mbahet javën tjetër.

Meta: Seanca paraprake filloi. Prokurorët më bë fund kuptuan dallimin mes METE-s (Ministria e Ekonomisë, Tregtitë dhe Energjitikes) dhe Metës.

I ftoj të gjitha mediat të jenë korrekte dhe të mos shpërndajnë dizinformacione, sikur gjoja seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë për javën tjetër.

Jo!

Më në fund seanca paraprake u zhvillua edhe pse mungonte një nga të bashkëpandehurit dhe avokatët e tij.

Ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim.

Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024.

U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t'i ndërprerë prokurorët, por për t'i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës.

Afera e CEZ-DIA, ku shteti shqiptar ka fitim se ka humbur rreth 1.1 milion euro por ka fituar mbi 4 milion euro.

Arritja më e madhe është se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE- (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) dhe Metës sepse vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta.

Kishte dhe plot arritje të tjera, por këto mund t'i sqarojnë avokatët.

Kështu që seanca nuk u shty, seanca fillo.

Edhe prokurorët e kuptuan që METE nuk është Meta.

Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë.

Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash.

Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga "Palloshi i gjatë" do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që Ilir Meta është e vërteta.

Sidoqoftë dua t'i falenderoj prokurorët e SPAK që u kanë dhënë leje gazetarëve për të më intervistuar dhe e ftoj Ministrin e Drejtësisë të mos bëhet më pengesë sepse jo vetëm Navalny dhe Khodorkovsky kanë dhënë intervista në burgjet e Rusisë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm politikanë të paraburgosur dhe të burgosur, por edhe të dënuar me burgim të përjetshëm kanë dhënë intervista televizive sepse çdo qytetar, sidomos çdo politikan, ka jo vetëm të drejta por edhe detyrë t'i përgjigjet çdo gazetari dhe media në interes të opinionit publik dhe të llogaridhënies.

ilir meta

Lini një Përgjigje