TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 12:50

Protesta për mbylljen e TikTok/ Deliron Berisha, u bën thirrje nxënësve: Bojktoni shkollat!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta për mbylljen e TikTok/ Deliron Berisha, u bën thirrje

Një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për mbylljen e TikTok, ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje fëmijëve që të bojkotojnë orët e mësimit.

Madje Berisha kërcënoi edhe shkollat e mësuesit, duke thënë se askush nuk duhet të guxojë të marrë masa ndaj nxënësve që bojkotojnë mësimin.

“Duhet të fillojë bojkoti i mësimit. Ai që iu vë censurën, shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Tik Tok është mjeti aktualisht më modern i komunikimit. Problemi është që një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj kërkon të varë në sheshin Skëndebej TikTok se e kritikoni ju, ju keni të drejtë të nisni grevën dhe të bojkotoni mësimin.

Ditën e hënë orën e parë të mungoni sa më shumë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë të paktën orën e parë të hënën, si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Nuk do guxojë mësues t’u ndalojë juve për grevën, kush e bën do përballet me pasojat”, thotë Berisha.

Lini një Përgjigje