TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 11:03

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi zbulon sa kushton vota e diasporës 

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi zbulon sa kushton vota e diasporës 

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat ka folur lidhur me votën e diaporës në zgjedhjet e 11 majit. 

I pyetur se sa është kostoja e votës së diasporës, ai tha se shkon rreth 7.5 milionë euro. 

Ai sqaroi gjithashtu se KQZ nuk mund të asistojë votuesit nga jashtë, gjatë votimit pasi përbën vepër penale. 

"Kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro, është shtuar proporcionalisht numri I votuesve nga jashtë nga ajo që kemi parashikuar 100 mijë. Nuk mund të asistohet votuesi gjatë momentit të votimit. Edhe në rastin e votimit brenda vendit është e ndaluar. Nëse ndodh është vepër penale. Nuk mund të asistohet nga të tretë", tha Celibashi.

Lini një Përgjigje