TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 10:29

Vota e diasporës/ Nga kërkesa e parë tek aplikuesi me moshën më të madhe, Celibashi: S'ka shans të dytë për të refuzuarit!

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës/ Nga kërkesa e parë tek aplikuesi me moshën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me regjistrimet në PER, proces i cili ka nisur më 11 janar dhe ka përfunduar më 4 mars.

Celibashi ka sqaruar se aplikimi i parë ka ardhur nga një shtetas nga Gjermania më 11 janar 00:08 pas mesnate nga nisja e procesit.

Ndërsa aplikimi nga shtetasi me moshën më të madhe ka ardhur po nga Gjermania dhe ishte 98 vjeç, i ditëlindjes 1927.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184. Ndërkohë një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi 25 herë.

Ndërkohë, Celibashi është pyetur nëse ka një shans të dytë për 48 mijë të refuzuarit për tu regjistruar, ndërsa përgjigja e tij ishte 'jo'.

"Jo nuk mund të bëhet asgjë. Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adresave vetëm për ata që janë regjistruar.

Në datën 9 mars shpallet lista paraprake. Nëse shikon pasaktësira lidhur me adresën, qytetari jashtë Shqipërisë mund të paraqesë kërkesë për të saktësuar adresën", tha Celibashi.

Lini një Përgjigje