TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 08:13

A do të dalë Ilir Meta nga burgu nëse merr mandatin e deputetit?

Shkruar nga Pamfleti

A do të dalë Ilir Meta nga burgu nëse merr mandatin e deputetit?

Çfarë ndodh me Ilir Metën në burg nëse zgjidhet deputet? Kjo ka qenë një nga pyetjet që ka shkaktuar diskutime mes të ftuarve në studion e 'Quo Vadis'.

Për deputetin demokrat Dashnor Sula, asgjë nuk ndryshon, pasi Meta nuk është se po futet në burg pas marrjes së mandatit, pasi ai është aktualisht në qeli.

Por për ish-kreun e KQZ, Kristaq Kume, Meta lirohet nga burgu, duke bërë paralelizëm me Hazgan Haklajn, i cili u lirua nga qelia menjëherë pas marrjes së mandatit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Zoti Sula, çfarë ndodh me Metën në burg nëse zgjidhet deputet?

Sula: Nuk do të thotë asgjë. Mund ta kesh mandatin e deputetit, por mund të jesh dhe i arrestuar dhe në ndjekje penale.

Minga: Në ndjekje penale po, i arrestuar jo.

Sula: Ti mund të bëhesh deputet, por ligji nuk ka fuqi prapavepruese.

Kume: E ke lexuar parashkimin për Hazgan Haklajn. Ishte i paraburgosur, fitoi mandatin, doli nga burgu.

Borakaj: Me këtë logjikë Rama vendos në listë dhe Veliajn?

Minga: E njëjta gjë është.

Sula: Nuk është se të mbyllet çështja.

Lini një Përgjigje