TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 22:26

“Testoi besimin e qytetarëve te SPAK”, Qori: Rama po i jep Dumanit “përqafim gjarpri”

Shkruar nga Pamfleti

“Testoi besimin e qytetarëve te SPAK”, Qori: Rama po i jep

Kreu i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar gjetjet e Barometrit, sipas të cilave 52.1% e qytetarëve kanë besim te ky institucion.

Qori tha ndër të tjerat se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Sali Berisha, tashmë kanë frikë për lirinë e tyre.

Besoj se të gjithë këta kanë frikë se do të humbin lirinë. Nga ana tjetër, Rama ka parë reagimin në masë të njerëzve. Sa më shumë ai i kundërvihej prokurorëve dhe gjykatësve aq më shumë të egërsuar ishin njerëzit ndaj Ramës. E provoi me patronazhistët te SPAK-u, edhe më i fortë reagimi shoqëror.

E provoi me Vipa-t që dilnin mbronin Veliajn, njerëzit u ndezën akoma më keq. Atëherë kuptoi se duhet të ndryshojë strategji komunikimi. Tani tenton të “përqafojë” Altin Dumanin e SPAK-un, por është si përqafimi i gjarprit. Ai dhe Sali Berisha e kanë bërë të qartë që nuk do tolerojnë institucione vërtetë të pavarura”, tha Arlind Qori.

Lini një Përgjigje