TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 20:59

Erla Mëhilli: Veliaj, viktimë e luftës në PS; i pafajshëm derisa të flasë drejtësia!

Shkruar nga Pamfleti

Erla Mëhilli: Veliaj, viktimë e luftës në PS; i

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës dhe moderatorja, Erla Mëhilli, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo theksoi se për të, Veliaj mbetet i pafajshëm deri në momentin që drejtësia të japë fjalën e fundit.

Erion Veliaj për mua mbetet i pafajshëm. Mbetet i pafajshëm deri në ditën kur drejtësia do të thotë fjalën e fundit, deri sa ne në duar të mbajmë një vendim të formës së prerë. Arrestimin e tij, të them të drejtën, nuk e shoh si proces politik, por e shikoj pak si viktimë të një lufte të brendshme brenda PS-së. Është një goditje shumë e madhe për PS-në. Unë nuk gëzohem për askënd që shkon në burg. Sa i përket reagimit të Edi Ramës për këtë arrestim, nuk e di dhe nuk jam e qartë nëse Rama e dinte apo jo këtë luftën e brendshme që po ndodhte brenda partisë së tij. Edhe nëse e dinte që kjo ditë do të vinte, nuk di sa i sinqertë tregohet kur thotë "jo". Por sigurisht që do t’i dilte në mbrojtje, kjo pritej”, u shpreh Erla Mëhilli te "Dritare TV". 

 

Lini një Përgjigje