
Edhe 6 ditë na ndajnë nga data 12 mars, kur dhe do të publikohen listat e kandidatëve të deputetëve.
Partitë po u japin dorën e fundit, por duket se Berishe ka gati listën e mbyllur për Tiranën. Sipas KQZ-së, në Tiranë në listë të mbyllur janë 12 kandidatët. Sipas zërave që qarkullojnë në PD, Berisha 11 emra i ka thuajse të sigurt, teksa ka mbetur vetëm një emër që duhet të jetë grua.
Në listë 4 emra janë nga aleatët. Sipas zhvillimeve të fundit, Ilir Meta ka vendosur të kandidojë në Fier, ndërsa në Tiranë ka lënë Erisa Xhixhon dhe Tedi Blushin.
Kandidatët e PD për Tiranën
-Sali Berisha
-Flamur Noka
-Edi Paloka
-Belind Këlliçi
-Albana Vokshi
-Besart Xhaferri
-Jozefina Topalli
-Tedi Blushi
-Erisa Xhixho
-Fatmir Mediu
-Shpëtim Idrizi
-?Kandidate grua
Lini një Përgjigje