TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 14:37

Seanca në GJKKO, shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në GJKKO,  shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës

Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për kreun e PD Sali Berisha. Bëhet me dije se seanca për Berishën lidhur me dosjen e aferës “Partizani” është shtyrë për datën 13 mars. Bëhet me dije se në seancën që u mbajt sot nuk u mor asnjë vendim.

Sot ishte planifikuar që gjykata të vendoste nëse do të pranonte kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen, por vendimi u shty për më 13 mars.

Kreu i PD Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin Partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Lini një Përgjigje