TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 14:11

“Mbyllja e Tik Tok, e papranueshme”, Zhupa: Të protestojmë kundër censurës së Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Mbyllja e Tik Tok, e papranueshme”, Zhupa: Të protestojmë

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e ka cilësuar ndërprerjen e aksesit për 12 muaj nga TikTok me vendim qeverie si akt të papranueshëm dhe antikushtetues.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa iu ka bërë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e 15 marsit.

“Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë. 15 Mars në Sheshin Skënderbej! Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!”, shkruan Zhupa.

Zhupa shprehet se kryeministri Rama është në ditën e vet me të keqe, pasi po fsheh pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.

“Mbyllja e Tik Tok akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike.

Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.

Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.

Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.

15 Mars në Sheshin Skënderbej!

Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!”, shkruan Zhupa.

Lini një Përgjigje