TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 13:43

Mbyllja e TikTok, Lefter Maliqi tregon prapaskenat: Rama po e bën për efekt elektoral

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllja e TikTok, Lefter Maliqi tregon prapaskenat: Rama po e bën për
Lefter Maliqi dhe Rama

Ish-deputeti Lefter Maliqi thotë se mbyllja e TikTok nga qeveria po bëhet për qëllime elektorale.

Sipas tij, kjo është  një censurë, por mendimin dhe fjalën e lirë nuk mund ta mbyllin dot.

'Sigurisht që është shkelje e të drejtave të njeriut, e mendimit ndryshe.Bëhet për efekt elektoral për shkak se për 2 muaj erdhi data 11 maj.Roli i mazhorancës tek mediat është shumë i lartë ndërsa tek rrjetet sociale në Tik Tok e kanë të pamundur gjithsesi unë mendoj dhe besoj se kjo është  një censurë por mendimin dhe fjalën e lirë nuk mund ta mbyllin dot.Dhe votën e lirë nuk e shmangin dot.

Ëshë një koalicion më i madh në histori.Tashmë është me 26 parti politike kundrejt PS që është e vetme.Sigurisht që marrëveshjet kanë qenë për një periudhë 2-3 mujore.Negociatat për një periudhë 2-3 mujore midis forcave politike.Meta në kushte izolimi nga narkoshteti ka kërkuar tek aleati kryesor i tij, PD me sa informacione kam si drejtues politik dhe anëtar i PL rreth 10 mandate dhe në negociatat e fundit kanë arritur në 4 mandate.Duke futur edhe Ilir Metën në listën e sigurt për shkak të gjendjes ku ndodhet në arrest.Këto negociata do vazhdojnë deri në momentin e fundit.', tha Maliqi.

Lini një Përgjigje