LaCivita akuzohet se po mbështet kritikun e Trump në garën për Senatin e SHBA...
Chris LaCivit është bërë objekt debati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi për të drejtuar fushatën e Berishës i ka entuziazmuar demokratët, pasi sipas tyre, ai është një person afërt Trump-it. Por në fakt ka plasur një debat i madh në SHBA, pasi ka zëra se La Civita do të drejtojë fushatën e një prej kritikëve të Trump në radhët e Republikanëve.
Vitin që vjen në SHBA do të mbahen zgjedhjet paraprake Republikane për Senatin e SHBA. Në Teksas flitet se do të ketë një garë të fortë mes senatorit aktual John Cornyn, i cili kërkon një mandat të pestë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Ken Paxton. Ky i fundit pritet të shpallë garën shumë shpejt.
Por Raheem Kassam, një politikan britanik, por që njihet si krahu i djathtë i Steve Bannon, ish-këshilltarit të Trump, ka akuzuar LaCivita se po planifikon të drejtojë fushatën e John Cornyn.
Ky i fundit njihet si ndër më kritikët brenda Republikanëve për Donald Trump. Javët e fundit ai e ka përshëndetur presidentin, por sipas mediave amerikane, e ka bërë sepse kërkon një mandat tjetër si senator. Sipas Kassam, LaCivita po tradhton Trump.
“Kreu i fushatës se Chris LaCivita, po shkon të punojë për kritikun e Trump-it, John Cornyn? Nuk mund t’i bësh të dyja Chris. Ose po drejton RNC-në dhe "operacionin e jashtëm politik" të DonaldTrump ose je duke mbështetur kundërshtarët e tij”, shkruan ai në “X”.

Kjo nuk i ka pëlqyer LaCivita, i cili ka reaguar: “Nuk mund ta besoj se akoma nuk qenke deportuar ti”. Por ai i është përgjigjur me të njëjtën monedhë: “Ku do të më dëbosh, Kris? Në Shqipëri? Aty ku po punon për disa njerëz shumë të dyshimtë?”. Pra duket se ai ka “thumbuar” marrëveshjen e LaCivita me Sali Berishën.
Ajo që vihet re është se shumë komentues e kanë sulmuar kreun e fushatës së Trump, pasi sipas tyre është e pamoralshme që ai të mbështesë John Cornyn. /Pamfleti
Lini një Përgjigje