TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 22:01

“Në nderin e SPAK të mos futej në politikë”, Veliaj: Arrestimi im për të goditur PS, Rama do fitojë mandatin 4!

Shkruar nga Pamfleti

“Në nderin e SPAK të mos futej në politikë”,

Arrestimin e tij me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj e sheh si një goditje politike për PS. Me të ose jo, Veliaj thotë për Report Tv se Rama dhe PS do të fitojnë mandatin e katërt. Deklarimet ai i bëri në emisionin "Front Line". 

Pyetje: A është arrestimi juaj me prapavijë politike? Kush ju donte jashtë fushatës së 11 majit?

Erion Veliaj: Dyshoj që SPAK vuan nga një kompleks për të bërë kandarin, ku çdo palë të goditet, dhe asnjë të mos fitojë pastër e drejtë një shumicë të qartë. Kjo është një përpjekje e kotë.

Me ose pa mua në Tiranë, Partia Socialiste dhe Edi Rama do fitojnë bindshëm mandatin për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Do qe në nderin e SPAK të mos futej në politikë, ose si Di Pietro në Itali të bëhej parti politike e të kandidonte. Por, me letra anonime dhe tafmanë e Olsit për m2 po humbet imazhin e mirë që e mbështetën të gjithë.

Pyetje: Çfarë prisni nga ankimi më 11 mars?

Erion Veliaj: Pres drejtësi, t’i kthehem punës në Tiranë: të bëjmë shkollat në Astir, të sjellim drekën për fëmijët në të gjitha shkollat e Tiranës, të bëjmë gati qytetin për Giro d’Italia dhe Komunitetin Politik Europian, e më e rëndësishmja, të bashkohem me familjen time.

Lini një Përgjigje